Ballina Aktualitet Lajme Tragjedia shqiptare i prek të gjithë, reagojnë edhe Inter e Bayer Leverkusen

Tragjedia shqiptare i prek të gjithë, reagojnë edhe Inter e Bayer Leverkusen

Sot është 107-vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar, por askush nuk e ka mendjen për të festuar. Tragjedia e ndodhur nga tërmeti shkatërrues i ka prekur të gjithë dhe solidarizimi për popullin shqiptar është i madh.

Të fundit që kanë reaguar në lidhje me këtë situatë të vështirë janë klubet e Interit dhe Bayer Leverkusen. Zikaltrit kanë postuar në Twitter një foto të tifogrupit Inter Club Albania me një mesazh mbështetje sipër saj.

“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit, Mendimet tona janë afër atyre, njerëzve të tyre të dashur dhe gjithë popullit shqiptar në këto ditë vështirësie të mëdha“, shkruan klubi italian.

Postimi i klubit gjerman

Bayer Leverkusen ka vendosur të urojë festën e pavarësisë. Klubi i “Aspirinave” ka postuar në Facebook, një foto të flamurit shqiptar me shkrimin “Dita e Flamurit” në të. “Mendimet tona janë me ju sot, Shqipëri“, shkruan klubi gjerman në postimin e bërë. /abcnews.al