Ballina Lajme Historia përsitet pas 20 vitesh për policin nga Kosova: Dikur erdhi si...

Historia përsitet pas 20 vitesh për policin nga Kosova: Dikur erdhi si fëmijë refugjat dhe tani për të shpëtuar jetë

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë shënoi ngjarjen më të rëndë në vend, ku ndërtesa u rrafshuan, ndërsa mori dhjetëra jetë njerëzore.

Përpos tragjedisë së madhe, në këto momente të vështira për tu vlerësuar është solidariteti i vendeve të tjera dhe veçanërisht Kosova.

Kosova ishte vendi i parë që u gjend pranë duke dërguar forcat e ushtrisë dhe ndihma të tjera. Ndërkohë, historia është përsitur pas 20 vitesh për policin Hasan Mulaj. Efektivi ka mbërritur në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në operacionet e shpëtimit të jetëve në Thumanë dhe Durrës, dy zonat më të prekura nga tërmeti.

Vetë efektivi ka publikuar një foto të bashkuar në profilin e tij në rrjetet sociale. Në të anën e majtë të fotos shikohet efektivi në qytetin e Kukësit, i cili ndodhej aty pasi kishte ardhur në këtë qytet në vitin 1999, kur ishte ende fëmijë për ti shpëtuar genocidit serb.

Publicitet

Ndërkohë, në anën tjetër të fotos shikohet Hasani tashmë i rritur, teksa mban të veshur uniformën e policisë së Kosovës dhe sakrifikon për të shpëtuar jetë nën rrënoja.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim: Dora për ndihmë, 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet me pas për ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan ai. /abcnews.al

https://youtu.be/hJA_wDPnvxI

https://youtu.be/jQoAEbh4dv0