Alvin Berisha është tani i sigurt, mes mureve të shtëpisë së tij, aty ku ka ardhur ta takojë edhe gjyshi nga Shqipëria. Gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët ndoqën që prej fillimit historinë e tmerrshme të 11-vjeçarit shqiptar, rikthen për ta takuar.
“Le Iene” rikujton dinamikat e historisë që preku zemrat e miliona njerëzve, që nga zanafilla kur Alvin u largua bashkë me të ëmën e radikalizuar drejt Sirisë, e deri te operacioni që solli shpëtimin e tij.
Pak ditë para se të nxirrej nga ferri, në intervistën e dhënë për një operatore të kampit, 11-vjeçari dukej më i relaksuar, sikur ta dinte se dikush do të vinte për ta shpëtuar.
Si i kalon ditët?
Alvin: Nuk di çfarë të them. Jam në kamp dhe pres që të kalojë koha. Pres dhe vetëm pres.
Me kë jeton këtu?
Alvin: Me fëmijët e tjerë. Ka irakianë, sirianë, nga të gjitha vendet.
Të mungon nëna jote?
Alvin: Po.
Do të ishe i lumtur po të të kthenin në Itali?
Alvin: Po.
Ëndrra u realizua pas pak ditësh. Imazhet e para të 11-vjeçarit jashtë kampit u publikuan nga një hotel në Damask, i shoqëruar nga operatorë të Kryqit të Kuq.
Tashmë, ai është i lumtur, dhe më në fund ashtu si të gjithë fëmijët e moshës së tij, shijon panine, patate të skuqura dhe sallatë. Tani, para se të flejë, ndërsa lan duart dhe buzët dhe kujdeset të mos e shpërdorojë ujin. Me siguri muajt e kaluar në kamp i kanë mësuar se uji është një e mirë e çmuar.
Gazetarët e “Le Iene” kishin edhe një dhuratë të fundit për Alvinin, që priste me padurim të shkonte në dhomën e hotelit në Damask: Një kapele kampionësh…!