Një burrë, gazrat e të cilit thuhet se i mbytin mushkonjat, pretendon të ketë nënshkruar marrëveshje me kompani që ofrojnë dezinsektim të ambienteve, të cilat duan të zbulojnë sekretin e gazrave të tij vrastare.
Joe Rwamirama, 48-vjeçar, nga Kampala, Ugandë, thotë se shkencëtarët kanë nisur të studiojnë përbërësit kimikë të pordhave të tij helmuese unike.
Ugandasi thotë se askush në fshatin e tij të lindjes nuk është prekur nga malaria, për shkak se gazrat e tij të fuqishme i mbysin insektet brenda një rrezeje prej 10 kilometrash, raporton The Sun.
Nëse ky pohim vërtetohet, pordhat e tij kanë shtrirje më të madhe sesa bomba bërthamore që ka shkatërruar Hiroshimën, më 1945.
James Yoweri, berber lokal, ka thënë se Joe Rwamirama “njihet në krejt qytetin si njeriu që i mbyt mushkonjat me pordhat e tij”.
“Kur Joe është këndej pari, të gjithë e dimë se mushkonjat do të zhduken”, është shprehur ai.
“Ai i respekton njerëzit përreth, dhe pordh vetëm kur ka mushkonja, të cilat sjellin malarien. Pordhat e tij e zhdukin këtë sëmundje”, ka deklaruar berberi.
Pordhëmadhi ugandas ka thënë se “ha ushqim të zakonshëm, sikur çdo njeri, por asnjë insekt s’mund të prekë, as edhe një mizë”.
“Era ime është sikur e çdo njeriu normal, dhe lahem çdo ditë. Pordhat e mia janë sikur të çdo njeriu, vetëm se janë të rrezikshme për insektet e vogla, veçanërisht për mushkonjat”, është shprehur ai. /Express/