Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua në Durrës me disa banorë të një prej kompleksve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo.
Banori i një kompleksi 12 katësh, baba i tre fëmijëve tregoi sesi e kishte trajtuar me përçmim nënkryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfi.
“Nuk më intereson fare, ik e këput qafën, më tha”, u shpreh banori.
Një grua tregoi për të bijën, e cila fle prej 7 ditesh në makinë, pasi kishin zënë vend në hotel vetëm 2 ditë më parë.
“Ka hotele që janë të gatshëm të të strehojnë pa asnjë kosto, këtë e di personalisht. Por nuk mund të shkosh të strehohesh aty, sepse del që nuk je regjistruar fare pastaj. Duhet patjetër që të jesh i regjistruar në hotelet qe të çon bashkia…”, u shpreh ajo. /Gazeta Liberale
https://youtu.be/ZKOHqwsHFfI