Instagram do t’i dërgojë njoftime paralajmëruese përdoruesve të tij kur shënimet e tyre në një fotografi ose video mund të konsiderohen fyese. Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive dhe të videove, që është në pronësi të Facebook, është duke shfrytëzuar një sistem të inteligjencës artificiale për të zbuluar titrat fyese. Qëllimi, sipas Instagramit, është ‘t’iu jepet përdoruesve mundësia që t`i rishikohin ato çfarë kanë shkruar”
Masa e rë do të nisë nga zbatimi menjëherë në disa vende. Ajo synon të japë një ndihmë në luftën kundër ngacmimeve në internet, të cilat janë kthyer në problem madhor për platformat si Instagram, YouTube dhe Facebook.
Nëse një përdorues ka titra fyese në Instagram, ai do të marrë një njoftim të shpejtë që do ta informojë se titrat e tij janë të ngjashme me të tjera, që janë raportuar si ngacmime dhe do t’i kërkohet t’i ndryshojë përpara se të publikojë postimin.
Muaj më parë, Instagram ndërmori edhe një masë të ngjashme që i njofton përdoruesit kur komentet e tyre në postimet e njerëzve të tjerë në Instagram mund të konsiderohen fyese.