Klubi i Premier League, Everton, nuk po kalon një moment të mirë, duke u ndodhur në vendet e fundit të tabelës pas 14 javëve kampionat. Ekipi nga Liverpuli ka shpenzuar pafund para vitet e fundit, që të krijojë një skuadër kompetitive, por gjithmonë ka qenë larg pritshmërie.
Kjo gjë ka bërë që yjet e skuadrës shpeshherë të largoheshin dhe njëjta gjë parashikohej edhe për talentin brazilian, Richarlison. Megjithatë, 22 vjeçari është bindur nga projekti i klubit dhe ka rinovuar sot, deri në vitin 2024.
Richarlison iu bashkua Evertonit për plot 40 milionë euro nga skuadra e Watford dy sezone më parë dhe ka shënuar 20 gola në 50 ndeshje për blutë./abcnews.al