Lojtari i Totenhemit, Son Heung-min ka shënuar një gol fantastik në ndeshjen e sotme ndaj Bërnlit në kampionatin anglez.
Koreano-jugori e mori topin në zonën e ekipit të tij dhe përshkoi me vrap gjithë fushën deri sa mbërriti në portën e kundërshtarit, ku shënoi një gol fantastik.
Lëvizjet e tij tregojnë për aftësitë e jashtëzakonshme atletike të 27-vjeçarit i cili iu afrua kësisoj goli të shënuar nga argjentinasi Maradona ndaj Anglisë në botërorin e vitit 1986.