Ballina Aktualitet “Më lër të bëhem shoferi yt”, Rama në shtëpinë e re të...

“Më lër të bëhem shoferi yt”, Rama në shtëpinë e re të Sefer Poçit në Farkë: Kush i thotë vetes hajvan është më i zgjuari, ti je për televizor jo ata (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pasdite në shtëpinë e re të një familjeje në Farkë. Dy muaj më parë familja e Sefer Poçit mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtatorit, ndërsa shtëpia e re sapo ka përfunduar.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kreu i njësisë administrative, Rama ka uruar për shtëpinë e re familjen Poçi duke shoqëruar me karrocë plakun e familjes, prind i 10 fëmijëve e gjysh i shumë nipërve e mbesave.

Nuk kanë munguar batutat gjatë takimit, ndërsa i moshuari ishte njeriu që impresionoi më shumë kryeministrin Rama.

“Më lër të bëhem shoferi yt. S’ke besim tek shoferi. Unë patentë nuk kam por timon kam”, ishin fjalët e para teksa shtynte me karrocë të moshuarin.

Ndërsa më tej shefi i maxhorancës ka folur edhe për shtëpinë e tij në Surrel, fshatin e djalin e tij Zahon.

“Djali im ishte me një shok nga qyteti kur pa delen tha ça është ky qen. Kurse djali im i njeh të gjitha llojet e deleve e kafshëve…
E di pse thonë bunker këta sepse shtëpitë i duan me kolona si të Greqisë së lashtë me peshq, tavanet me lule me allci. Unë kam bërë një mur, kam oborrin brenda”, tregoi Rama.

Ndërsa plaku e quajti veten hajvan, Rama ia ktheu “Kush i thotë vetes hajvan është më i zgjuari”. E më tej, kryeministri nuk ngurroi edhe njëherë të shprehte antipatinë e tij për mediat dhe analistë. “Ti je për televizor jo ata. Po të kisha ty në televizor, do të shihja ty po këta nuk i shoh dot. Këta që sheh ti nuk i shoh dot”, tha Rama.

https://youtu.be/sFa55UG3C7U