Deklarata e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi se shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme duhet të votojnë ose LSDM-në ose PDSH-së pasi sipas tij beteja kryesore për zgjedhjet e 12 prillit do të zhvillohet mes këtyre dy partive, nga BDI-ja është komentuar si deklaratë që mund të jetë e ndërlidhur me proceset që zhvillohen kundër Menduh Thaçit.
Uroj që ky qëndrim i z. Thaçi mos të jetë i ndërlidhur me proceset tjera me të cilat z. Thaçi është i ndërlidhur – tha Artan Grubi, BDI.
Deputeti Grubi thotë më tej se është për të ardhur keq që narrativi i gjithë opozitës shqiptare është kundër BDI-së. Për të mos humbur mandate deputetësh, nga BDI-ja inkurajojmë partitë opozitare shqiptare që të bashkohen dhe të dalin në zgjedhjet të bashkuara kundër BDI-së.
Ndërkohë, në bllokun politik shqiptar ende nuk ka asnjë vendim konkret lidhur me koalicionimet e mundshme parlamentare. Partitë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, thonë se vazhdojnë negociatat për koalicionim parazgjedhor. Edhe Alternativa vazhdon të shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.
Ajo që dihet që është edhe e ditur publikisht se Lëvizja BESA punon hapur për një koncept, për një platformë opozitare, por sigurisht jemi të hapur për bashkëpunim me spektrin politik shqiptar, me të vetmin qëllim që të biem ndryshimin, një ndryshim për të mirë tek shqiptarët e Maqedonisë – u shpreh Bilall Kasami, Lëvizja BESA.
https://youtu.be/JhGn7C1EieQ
Ne jemi konsistent qëndrimeve, derisa kemi thënë se do të shkojmë me Alternativën dhe Besën, atëherë kjo është një ofertë shumë e sinqertë dhe varësisht prej negociatave, gjegjësisht bisedimeve ne mendojmë për koalicionim me të dyja partitë – deklaroi Bujare Abazi, ASH.
Ne po kërkojmë bashkëpunim me parti të tjera pikërisht për ta akumuluar në një kuti gjithë vullnetin politik shqiptar për ndryshim. Por, nëse nuk ndodhë kjo, Alternativa nuk përjashto mundësinë që në zgjedhje të dalim edhe vet – thonë nga Alternativa.
LSDM-ja në zgjedhje do të merr pjesë me partitë e koalicionit “Së bashku për Maqedoninë”, por ende nuk komentojnë nëse këtij koalicioni do ti bashkohet ndonjë parti shqiptare siç përflitet për Alternativën ndërkohë VMRO DPMNE-ja mbetet në koalicionin e deritashëm “Për Maqedoni më të mirë” edhe pse disa parti më të vogla veçmë i janë bashkangjitur koalicionit qeverisë.