Ballina Aktualitet Pas tërmetit, kryeministri Rama me sytë nga Zoti: Për 7 ditë, 7...

Pas tërmetit, kryeministri Rama me sytë nga Zoti: Për 7 ditë, 7 thënie nga librat e shenjtë

Tërmeti i 26 nëntorit i bëri njerëzit më të ndjeshëm dhe shërbeu që të gjithë të kthejnë sytë nga qielli, madje edhe jo besimtarët nisën t’i luteshin Zotit.

Kryeministri e ka shfrytëzuar këtë situatë për të dhënë mesazhe duke iu referuar pikërisht librave të Shenjtë.

Janë 7 thënie të marrë nga libra të ndryshëm, si nga Bibla, Kurani, nga besimi i Bektashinjve dhe nga besimi Hindu, të cilëve kryeministri i referohet.

Thënia e parë e tij është publikuar më 3 dhjetor, disa ditë pas tërmetit të fuqishëm dhe pasi situata nisi të qetësohej.

Rama publikoi një thënie nga Ungjilli sipas Mateut ku shkruhet: “Gjithçka doni që të tjerët të bëjnë për ju, bëjeni vetë për ata. Këtu përmblidhet gjithë ligji bashkë me profetët”.

Publicitet

Më pas publikoi një thënie nga besimi hindu ku shkruhet:

“Zotat do t’ju dhurojnë çka dëshironi. Po kush nginjet nga dhuratat e tyre dhe nuk u dhuron të tjerëve nuk është asgjë tjetër veçse një kusar”, marrë nga Baghavada Gita.

Një thënie kjo shumë domethënëse në kohën e shpërndarjes së ndihmave për të prekurit nga tërmeti dhe një thirrje që të mos abuzohet me ndihmat.

Ndërsa për të shigjetuar abuzuesit me lajmet e rreme Rama publikoi një thënie nga Imam Aliu ku shkruhet:

“Është e pavërtetë kur ju thoni “Unë kam dëgjuar për këtë” dhe është e vërtetë kur ju thoni “unë e kam parë këtë””.

Nga Kurani dhe nga Bibla Rama ka shkëputur dy thënie shumë domethënëse përmes të cilave apeloi që njerëzit të ndihmojnë njëri- tjetrin.

“Cila është fytyra më e bukur Islamit? Jepu të hanë njerëzve dhe ndihmo të shpëtohen ata që njeh dhe ata që nuk njeh”- Profeti, Kurani.

“Shëroni të sëmurët, ringjallni të vdekurit, purifikoni lebrozët, shpartalloni demonët: ju është dhënë falas, dhuroni falas”- Ungjilli sipas Mateut.

Ndërsa ditën e hënë (sot) e ka nisur me një shprehje të Naim Frashërit të publikuar në librin Mirësija, pjesë e Fletores së Bektashinjve, ku poeti u bën apel njerëzve që të mos e ndyjnë shpirtin dhe të ecin në rrugën e vërtetë.

“Mos e ndy shpirtin ne jetë. Zemërënë mos e lyej, shko në udhëzë të vërtetë. Mos u kthe e mos u thyej”, shkruan Rama duke cituar Naim Frashërin. (Real Story)

VIDEO bonus:

https://youtu.be/Xt6hK1ejlOQ

https://youtu.be/xAOhs5sWyDI

https://youtu.be/0FuwbvDBIIk

https://youtu.be/4ul5cei2HlQ

https://youtu.be/B__r_V-VcHs

https://youtu.be/KquB5P77GtA

Galeria e tërmetit:

https://youtu.be/ifP2X_uWeow

Galeri nga dëmet e tërmetit në zonën e Mamurrasit: