Ballina Argëtim Kuriozitete ‘Përmban lajthi turke’, ish- ministri italian Salvini heq dorë nga ‘Nutella’

‘Përmban lajthi turke’, ish- ministri italian Salvini heq dorë nga ‘Nutella’

Ish-ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka deklaruar se nuk do ta konsumojë më produktin italian Nutella pasi zbuloi se kompania Ferrero që e prodhon atë përdor lajthia turke. Salvini ka vendosur të ndryshojë produktin për të mbështetur prodhimet në Itali. Ai e pohoi këtë gjatë një takimi në Ravenna, ku një zonjë sugjeroi që ai të hante Nutella kundër të ftohtit.

Salvini u përgjigj menjehërë: “Nutella jo, e dini pse kam ndryshuar? Sepse ata përdorin lajthi turke. Preferoj të ndihmoj ndërmarrjet që përdorin produkte italiane, për të ndihmuar fermerët italianë, sepse ata kanë nevojë për të”.

Në vend se Nutella, ai shtoi, “është shumë më mirë të hani bukë, sallam ose sardele”. Dhe të mendosh se një vit më parë, në ditën e Santo Stefano, Salvini publikoi një selfie që shijonte bukë dhe Nutella ku uronte një “Pashkë të ëmbël”./ tgcom.it