Pas lajmeve që qarkulluan sot se Lëvizja Besa nuk ka pranuar ofertë bashkëpunimi nga asnjë subjekt politik dhe se nuk është realizuar asnjë takim për këtë, ka folur sot edhe Arben Taravari. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët bëri të ditur se janë takuar me krerët e Lëvizjes Besa më 28 Nëntor ne Tetovë.
“Tërmeti që godit Shqipërinë ka qënë tronditës për të gjithë ne, traumat e të cilit janë ende të pashpërthyera madje. Jetojmë tashmë me një barrë të rëndë shpirtërore duke parë çdo ditë Durrësin e shkatërruar, Thumanën në zi apo Tiranën e tronditur…ditë të vështira për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë!
Por për të mbajtur përgjegjësinë e duhur para elektoratit tonë i cili përfshin numrin më të madh të votuesëve në popull, ndjej për detyrë të qartësojë se ASH-ja do të jetë e lumtur të bashkëpunojë me cilëndo parti që e do popullin, që është e dedikuar ndershëm ndaj tij.
Ky është mision i domosdoshëm për të shpëtuar vendin tonë, seriozitetin e të cilit e kemi dëshmuar duke biseduar me parti opozitare si konkretisht partia Besa, me të cilën disktuam në 28 nëntor, në Tetovë në prani të z.Ziadin Sela, z.Bilal Kasami, z.Arianit Hoxha dhe meje.
Ishte një takim konstruktiv i cili premton për një bashkëpunim të shëndetshëm, gjithnjë në shërbim të popullit!
ASH-ja, Besa dhe çdo parti tjetër që punon për ndryshimin e amullisë aktuale, që pranon të ndryshojë realitetin e deritanishëm ku Qeveria është Mbreti dhe Populli shërbëtori, çdo parti që ashtu si ASH-ja shpall Popullin Mbret e veten shërbëtor të tij, është e mireseardhur në fuqinë më të madhe partiake që duhet dhe do të ndryshojë gjendjen e trishtë ku ka përfunduar vendi” ka shkruar Taravari
Nga ana tjetër portali TetovaSot mësoi nga burime brenda Lëvizjes BESA se ASH-ja këkron që edhe Alternativa që është në pushtet të jetë në të njejtin koalicion me BESËN si parti opozitare dhe të bëhen bashkë ASH- BESA dhe Alternativa kundër BDI-së, por kjo siç duket është e papranueshme për Lëvizjen BESA./TS/