Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon kanë takuar dy vogëlushët, Aurelin dhe Alesjon, që shpëtuan nga tërmeti në Thumanë. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe videon nga momenti i takimit. Dy futbollistët e Juventusit u kanë dhuruar bluza me autografe.
“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që ua urojmë të gjatë, me shëndet e gëzim”, shkruhet në faqen e kryeministrit, në “Facebook”.
https://youtu.be/OMSS_NZQDY8
TAKIMI DHE HISTORIA E FËMIJËVE – Kryeministri Edi Rama vizitoi mbrëmjen 30 nëntorit Alesion dhe Aurelin, të shtruar në Spitalin e Traumës. Alesio Cakoni, nga Thumana, u hodh nga kati i 5-të për të shpëtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri Rama e ftoi djaloshin në shtëpinë e tij dhe i premtoi fanellën e Donnarumma. Alesio është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babain dhe motrën, ndërsa nëna është në spital.
https://youtu.be/HlPS-kIqRRk