Teksa Rama vizitoi familjet e prekura nga tërmeti në Shijak gruaja e ndaloi vetëm për ta falenderuar dhe për t’i puthur dorën.
DURRËS– Kryeministri Edi Rama është përballur me një grua të emocionuar nga fakti që vajza i ishte punësuar.
Teksa Rama vizitoi familjet e prekura nga tërmeti në Shijak gruaja e ndaloi vetëm për ta falenderuar dhe për t’i puthur dorën.
“Se më kë futur gocën në punë. Jam shumë mirënjohëse. Kishte një fëmijë jetim, por kam shumë besim tek ju. E di që nuk keni çfarë të bëni sepse kjo është një gjë e natyrës,”– tha ajo dhe i puthi dorën.
https://youtu.be/M9mMoek4bXk
Ndërkohë kryeministri iu përgjigj duke i thënë se ajo s’kishte pse mundohej për kaq gjë.
“Kaq kishte ti, mos na humb kohën me këto gjëra, vazhdo tani,”- tha ai.
https://youtu.be/tXv425dn8Ro