Ballina Top Lajm Gruaja i sulet me puthje, Rama: Avash se më mbyte, shih ç’më...

Gruaja i sulet me puthje, Rama: Avash se më mbyte, shih ç’më bone, je ly gjithë ditën sot dhe… (VIDEO)

Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Shijak, ku ka parë nga afër gjithë dëmet që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“20 pallate të vjetra të kohës së komunizmit, ku edhe shtesat e hapjet e mureve të katit të parë për dyqane e për kafenera me moton “Liri-Demokraci/ Ndërtimi pa leje sjell begati!” kanë bërë dëmin e tyre, janë në kushte teknike të rënda”-tha Rama, duke u takuar me banorë e teksa ka dëgjuar shqetësimet e tyre.

Nuk kanë munguar batutat e shkëmbyera mes tij e banorëve, ndërkohe që gratë që e kanë takuar nuk i kanë kursyer lavdet e madje edhe puthjet.

I tillë ishte edhe rasti me një grua, këtë që shihni në video, që më parë, teksa Rama sqaronte një nga banorët i prekte dorën. Më pas, nuk nguroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar.

Tetova News në YouTube:

“Avash se me myte, shih ç’më bone, je ly sot gjithë ditën dhe ma hudhe gjithë suvanë mu tani”- tha Rama, teksa pastronte pardesynë e zëzë që iu bë gjithë make up.

Më tej, një grua i thërriste nga ballkoni i shtëpisë, duke i kërkuar të vinte të shihte dëmet që i janë bërë. “Eja shiko si jemi, kam ardhur nga Italia”.

Rama ia ktheu: O vdeksha unë për ty, mos ki merak, por kujdes se mos na bish e do thonë e rrëzoi Rama.

https://youtu.be/tXv425dn8Ro

https://youtu.be/M9mMoek4bXk

https://youtu.be/CuETEO2VCFc

https://youtu.be/kF-cf004RGk

https://youtu.be/XCt_uWed-gA