Nuk kemi ndërmend të kthehemi pas. Qëllimi ynë është që çdoherë të drejtat e fituara t’i garantojmë, por ata të jenë edhe praktikisht të zbatueshme, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.
“E drejta e shfrytëzimit të gjuhës amtare është e drejtë njerëzore, duhet të kujdesemi, ajo nuk e cenon asnjë të drejtë tjetër, të cilëso do etni apo të cilës do gjuhë. Mirëpo, nëse ajo e drejtë e cenon të drejtën tjetër, siç është e drejta e drejtësisë, atëherë të gjithë duhet dhe e udhës është të mendojmë. Këtë e rekomandon Komisioni i Venecias. Kështu që, vetë rekomandimet duhet t’i ndjekim, t’i implementojnë. Mënyrat e implementimit duhet t’i përshtatim me institucionet”, tha Zaev, në pyetje të gazetarëve në prezantimin e Iniciativës Maqedoni-Bullgari dhe Odës ekonomike Bullgari-Maqedoni, për lidhje të re të gazit interkonektiv mes dy shteteve përmes gazpërçuesit Petriç-Strumicë.
Ai po ashtu tha se do të vazhdojnë si koalicion së bashku edhe me partitë opozitare shqiptare, të cilët morën pjesë në një vendim të tillë ligjor, për të gjetur një zgjidhje se si rekomandimet e Komisionit të Venecias, do të implementohen.
“Të gjithë jemi të pajtimit se duhet të implementohet. Si do ta bëjmë këtë – do të kemi grupe pune, në të cilat do t’i vërtetojmë hapat e ardhshëm. Ligji ka afat të fillimit të zbatimit deri në prill të vitit 2020. Pra, ne me vetë vendimin ligjor jashtë Komisionit të Venecias, doemos t’i avancojmë kapacitet në institucionet e shtetit”, tha Zaev.