Ballina Aktualitet Kasami dhe Sela takojnë shefin e Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e...

Kasami dhe Sela takojnë shefin e Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Lëvizjes BESA, Billall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi, priti ambasadorin e OSBE-së Clemens Koja, i shoqëruar nga shefi i sektorit politik, Jeff Bieley.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për sistemin e drejtësis në vend.

Kryetari Kasami shprehi gadishmërinë e tij dhe të Lëvizjes BESA që do të kontribuojnë për mbarvajtjen e zgjedhjeve në mënyrë të rregullt, fer dhe demokratike. Gjithashtu, kryetari Kasami ripërsëriti qëndrimin se Lëvizja BESA do të vazhdojë t’i përkrah reformat që janë në të mirën e vendit.

Takime të tilla konsultative, palët u dakorduan të realizojnë edhe ne të ardhmen.

Sot, në zyrat e Aleancës për Shqiptarët u realizua takim në mes liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, dhe shefit të misionit të OSBE-së në Maqedoni, ambasadorit Klemens Koja.

Në takim kryetari Sela shprehu shqetësimin e tij për mos përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve etnike në jetën politike, sociale dhe kulturore në vend. Sa i përket kësaj teme, ai nga afër i shpjegoi ambasadorit Koja të gjitha përpjekjet e Aleancës si parti opozitare që ajo vazhdimisht i bën me qëllim të zbehjes së këtyre dallimeve etnike.

Kryetari Sela, gjithashtu theksoi edhe nevojën e pakontestueshme për reforma në gjyqësor, arsim, lirinë e mediave dhe arritjen e plotë të sundimit të ligjit për ta ulur shkallën e krimit dhe korrupsionit.

Si çështje shumë e ndjeshme në vend u potencua edhe migrimi, për të cilën kryetari Sela theksoi nevojën të ndermirën masa urgjente për parandalimin e tij dhe angazhimin e fuqisë rinore për t’iu përgjigjur nevojave reale të tyre.
Takimi u vlerësua si shumë konstruktiv nga të dyja palët, duke theksuar nevojën që takime të tilla të ketë edhe në të ardhmen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews