Në SHBA ka nisur hetimet ndaj kreut të shtetit amerikan Donald Trump. Senati filloi gjyqin.
Një nga hapat e parë të procesit është votimi i programit. Ligjvënësve iu jep mundësi të jenë në rolin e prokurorit. Demokratët thonë3 se synojnë të zbulojnë të vërtetën dhe duan dokumente shtesë.
Avokatët e Trump i kanë quajtur akuzat si perversion të rrezikshëm, duke thqënë se Trump nuk ka bërë asnjë gabim në raport me Ukrainën, raporton Zëri i Amerikës.
Trump nga Davosi tha se akuzat janë farsë. Dhoma e Përfaqësuesve thotë se Trump ka abuzuar me pushtetin, duke penguar hetimin nga Kongresi dhe akuza e dytë është se donte të hetonte Joe Biden. Gjyqi pritet të zgjasë.
Gjyqi në SHBA zhvillohet në një vit zgjedhor. Shtëpia e Bardhë do që hetimet të mbyllen sa më shpejt.