Dje (7 janar), në ora 17 e 20 minuta, në bulevardin ,,Iliria” në Tetovë, vetura e tipit ,,BMW” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 53-vjeçari Zh.S. nga fshati Bërvenicë e Tetovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për mburojën metalike.
Vozitësi i veturës ,,BMW” i cili ka qenë vetëm në veturë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes me pjesëmarrjen e Prokurorit publik dhe ekipit nga SPB- Tetovë.
https://youtu.be/2yc3Mr3DIZE