Sajti i statistikave botërore “WhoScored.com” ka ndërtuar formacionin e dekadës së Arsenalit.
Surpriza më e pakëndshme për tifozët e “Topçinjëve” është përfshirja e Shkodran Mustafit te titullarët.
Ekipi londinez nuk ka kaluar vite të arta, por sigurisht që kjo vendosje do të skandalizojë mbështetësit e londinezëve.
Portieri më i mirë është vlerësuar Peter Chech, krahu i djathtë i mbrojtje Sagna, Mustafi dhe ish-kapiteni Koscielny në qendër dhe Varmaelen në të majtë.
Shqiptari me 7.22 është më i vlerësuari i repartit. Mesfusha i është besuar Cazorlës dhe Songut, ndërsa Nasri, Ozil dhe Sanchez formojnë repartin ofensiv në mbështetje të Van Persit.
Mustafi pritej të largohej nga Arsenali, por ai nuk ka preferuar të ndryshojë ambient.
Mbrojtësi ka një rrogë të majme dhe të ardhura të tilla nuk i fiton në asnjë klub tjetër.
Shqiptari po lufton për formacionin e titullarit dhe kurba e tij është me shumë luhatje, herë luan në formacion e herë të tjera përfundon në tribunë.