Dje (12 janar), rreth orës 18 e 30 minuta, në Stacionin policor të Gostivarit janë privuar nga liria personat: A.L.(44), M.B.(19), 44- vjeçarja me inicialet A.H. dhe 22-vjeçarja K.B., të gjithë nga Shkupi dhe 52-vjeçari S.M. nga Llakavica e Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë qenë të involvuar në veprë penale ,,dhunë”, e cila ka ndodhur rreth orës 14 në rrugën regjionale për në Mavrovë, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetoa News.
Kjo dhunë ka ndodhur si pasoj e një aksidenti trafiku, në të cilin janë përfshirër tre vetura edhe atë ,,Folkcvagen Passat” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 44-vjeçari A.L. nga Shkupi, vetura ,,Mitsubishi” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 26-vjeçari I.B. nga Gostivari, dhe vetura ,,Mitsubishi Pajero” gjithashtu me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari B.M. nga Gostivari.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email