Jetojmë në një botë të çmendur. Shtatë ditë pas atentatit ndaj futbollistit serb Darko Kovacevic kanë dalë dhe formacionet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ish-lojtarit të Olimpiacosit iu bë pritë përpara shtëpisë së tij dhe godit me armë.
Policia e Greqisë ka nisur menjëherë hetimet duke marrë kamerat e sigurisë rreth zonës. Ata kanë pikasur një person me kapele që afrohet pranë zonës dhe gjuan në drejtim të Kovacevicit.
Hetimet kanë nisur të nxjerrin informacionet e para dhe Telegraph shkruan se pjesë e atentatit ndaj serbit është dhe ish-shoku i tij i ekipit, Raul Bravo.
Të dy kanë luajtur dhe kanë ndarë të njëjtën dhomë zhveshjeje nga viti 2007-2009 me gjigantët e Greqisë.
Shfaqja e emrit të tij ishte si një bombë e vërtetë në këtë histori. Emri i Raul Bravos nuk është aq i pastër.
Ai është arrestuar nga policia spanjolle për trukim ndeshjes së bashku me 11 persona të tjerë.