Juventusi e ka gjunjëzuar Romën sonte, të cilën e ka mposhtur me rezultat 3-1 në Torino. Edhe në këtë ndeshje ka shkëlqyer Cristiano Ronaldo i cili ka shënuar edhe golin e parë të ndeshjes
Juventusi është në gjysmëfinale të Italisë.
Ata kanë mposhtur sot, të frymëzuar nga Ronaldo skuadrën e Romës me rezultat 3-1.
Që në fillim të ndeshjes u pa që Juventusi ishte superior dhe kishte hyrë në këtë ndeshje për ta fituar atë.
Cristiano Ronaldo ka vazhduar formën e tij të lartë dhe ka shënuar në minutën e 26-të. Ishte një gol i bukur nga një kënd pothuajse i vdekur ku Ronaldo shënon me të majtën.
Për Juventusin rezultatin e dyfishon Bentancur në minutën e 38-të të ndeshje.
Në fund të pjesës së parë Juventusi do të shënonte edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit Leonardo Bonucci.
Në pjesën e dytë Roma arriti ta ngushtoi rezultatin pas një autogoli të Buffon në minutën e 51-të, edhe pse portieri italian nuk kishte shumë faj pasi që goditja e Under ishte e fuqishme dhe nga shtylla godet pas portierin duke shënuar gol në golin e vet.
Juventus tani do të pres fituesin e çiftit të çerekfinales Milan-Torino për të mësuar kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale.