Edhe pse nga fillimi i sezonit të skijimit në Kodrën e Diellit na ndajnë vetëm disa ditë, pikëpyetje edhe më tej mbetet nisja me punë e gjashtë ulëses së famshme, që vite me radhë premtohet nga drejtuesit e qendrws. Drejtori i Kodrës së Diellit Zhive Aleksovski, tha për Alsat se kontrollet janë bërë që të gjitha dhe dokumentacioni është dërguar në Ministrinë e Transportit, por përgjigje edhe pas një muaj e gjysmë ende nuk ka. Sa iu përket skiliftëve të tjerë dhe kapaciteteve hotelierike, Aleksovski thotë se gjithçka është bërë gati për fillimin e sezonit, ndërsa problem, edhe këtë sezon, mbetet mungesa e vendeve për parkim.
Teleferiku me gjashtë ulëse është i montuar, komplet dhe i kontrolluar, dokumentacioni komplet është dorëzuar në Ministrinë e transport-lidhjeve dhe pritet leja për punë që të mund i njëjti të funksionojë. Ne jemi të gatshëm edhe sonte po të kemi borë të re, ne e hapim sezonin. Problemin me parkimin që e patëm vitin e shkuar, shpresojmë që sezonin e ardhshëm edhe atë ta zgjidhim- deklaroi Zhive Aleksovski. Drejtor i Q T Kodra e Diellit “.
Nga Ministria e transportit, për Alsat, thonw se kërkesa është bërë para vetëm dy ditësh dhe e njëjta është në shqyrtim e sipër, ndërsa maksimum deri më datë dhjetë janar, do ketë edhe përgjigje për përdorimin e gjashtëulëses.
“Edhe pse sezoni zyrtarisht ende nuk ka filluar, megjithatë, reshjet e para të borës, shtuan edhe numrin e vizitorëve këtu në kodrën e Diellit”.
“Vijmë nga Prilepi sepse në anët tona nuk ka borë, erdhëm sot ja vikend të kënaqemi t`i gëzojmë pak edhe fëmijët”.(flet maq)
“Shumë mirë është shuam mirë, kënaqemi, sidomos fëmijët janë tepër të kënaqur por edhe ne vetë, sepse jemi për së pari herë këtu”.
Sipas pronarëve të hoteleve, edhe ata privat por edhe ata shtetëror, paraqiten të mbushur deri në vendin e fundit, ndërsa çmimet, nuk dallojnë nga viti i shkuar, as në bileta për skijim dhe as në shtretër për fjetje.