Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje presidentit Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë.
Kurti i ka thënë Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, mirëpo shton se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.
Ai ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike. Në fund, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK.