Në qytetet e mëdha në vendet e Ballkanit si dhe në Itali qytetarët përballen me problemet nga smogu dhe ajri i ndotur.
Ndotja e ajrit në Sarajevë
Të premten (17.01) në Beograd pas dhjetë ditësh më në fund u shpërbë mjegulla e dendur. Mjegulla e krijuar prej të ftohtit dhe lagështirës ishte përzierë me ajrin e ndotur prej ngrohjes, makinave dhe centraleve të energjetikës. Nisma qytetare „të mos mbytet Beogradi” kritikoi qendrimin e qeverisë ndaj këtij problemi dhe bëri thirrje të premten për një protestë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi: «Problemi ekziston, por ekziston edhe një fushatë që ndonjëherë është groteske.»
Ajri i ndotur në Shkup
Në dimër kanë probleme me ajrin e ndotur edhe qytete të tjera të mëdha në Ballkan, kryesisht metropolet në situata gjeografike në lugina si p.sh. Sarajeva në Bosnjë-Hercegovinë apo Shkupi në Maqedoninë e Veriut.
Vitin e kaluar programi i OKB-së për mjedisin Unep hulumtoi ndotjen e ajrit në 19 qytete të Ballkanit. Sipas raportit ndotja e ajrit në qytetet e verifikuara shkakton çdo vit 500 raste vdekjesh të parakohshme. Shkaktari kryesor janë emisionet e centraleve të energjetikës dhe sistemet e ngrohjes. Edhe në disa pjesë të Italisë prej ditësh mbizotëron gjendje alarmi prej smogut. Në Romë deri të premten pati ndalim të qarkullimit për makina me naftë. Megjithatë vlerat e grimcave të ajrit në stacionet matëse nuk janë ulur.
Beogradi vuan nga smogu
Vlera të rritura ka pasur prej ditësh në Torino, ku u vendos ndalimi i qarkullimit me automjete.Të prekura kanë qenë edhe qytetet Piacenza, Parma e Modena. Arsyeja e ajrit të ndotur ndër të tjera ka të bëjë edhe me motin me thatësira të vazhdueshme.(DW)