Ballina Teknologji TikTok i ndalohet ushtrisë amerikane

TikTok i ndalohet ushtrisë amerikane

È lo screenshot delle app sullo smartphone

Ushtria amerikane e sheh si kërcënim aplikacionin TikTok. Aplikacioni kinez, shumë i popullarizuar në mesin e të rinjve në të gjithë botën, ndalohet në smartfonët që janë vënë në dispozicion nga qeveria.

TikTok “konsiderohet kërcënim në internet”, shpjegoi zëdhënësi i ushtrisë, kolonel, Robin Ochoa për Military.com. “Ne nuk lejojmë që ai të përdoret në telefonat qeveritarë.”

Deri para disa muajsh, TikTok ka qenë ndër rrjetet sociale më të përdorura nga të rekrutuarit në ushtri.

Por tashmë Departamenti i Marinës dhe ai i Mbrojtjes kanë lëshuar alarmin për këtë aplikacion.

TikTok aktualisht është nën hetim nga Komiteti për Investime të Huaja në Shtetet e Bashkuara, i cili analizon implikimet, për sa i përket sigurisë kombëtare, të investimeve të huaja në Shtetet e Bashkuara.

Hetimi ka për qëllim të përcaktojë nëse qeveria kineze mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve të aplikacionit ose të ushtrojë kontroll mbi përmbajtjen e publikuar. (TemA TV)