WhatsApp ka prezantuar versionin e ri “Dark Mode”, i cili bën të errët sipërfaqen e aplikacionit.
Ky opsion i ri përveçse “errëson” bisedat, gjithashtu siguron mbrojtje për sytë, por edhe ruajtjen e baterisë së telefonit.
Por jo të gjithë kanë fatin e mirë që ky version i ri të jetë në telefonin e tyre.
Deri tani versioni i ri është provuar në Android Beta dhe pritet që në ditët në vazhdim ai të shpërndahet tek gjithë publiku i gjerë.
Që në momentin që WhatsApp lajmëroi ndryshimet që do bëheshin në aplikacion, fansat mezi kanë pritur versionin “Dark Mode”.