Xhevdet Hajredini
Ata të cilët tani janë kundër koalicionit me LSDM-n, dikur themelonin degë të partisë në Shtip dhe Koçanë, më vonë do ta qortojnë Zaevin pse u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për partinë e tij, mandej me votat e Zaevit do t’i fitojnë kryetarët e komunave.Zaevi, njësoj si Gruevski më parë, me paratë e buxhetit do t’ua paguaj numrin e nevojshëm të votuesve.
Nuk I mbron BDI-ja të drejtat e shqiptarëve.Duke e ndaluar publikimin e “bombave”, e mbron krimin dhe korupsionin e funksionarëve të vetë, I mbron nga përgjegjësia militantët partiakë, të cilët nëpër sheshe dhe dasma krisin nga armë zjari dhe nuk përgjigjen.
E kundërshton reformën e sistemit zgjedhor, të cilën e kërkuan të gjithë faktorët e jashtëm relevantë.
Qesharake janë përpjekjet e BDI-s si sukses të vetin ta përshkruaj zgjidhjen e çeshtjes së emrit dhe integrimit në NATO dhe BE, kur dihet se afë 10 vjetë e ndihmoi Gruevskin sa më tepër Maqedoninë ta largojë nga perëndimi dhe ta çojë sa më afër Rusisë. S’ka kush s’e di, përveç demagogëve propagandistë të BDI-s, se vetëm guximi I Zaevit dhe Ciprasit e bënë te mundur arritjen e Marrëveshjen së Prespës dhe kontratën me Bullgarinë.