Gjashtë shqiptarë janë dënuar me burg në Mbretërinë e Madhe, pasi policia zbuloi “fabrikën e kanabisi” në shtëpinë ku jetonin.
Ditën e sotme gjykata ka vendosur 5 vite e 5 muaj burg në total për Xhuljano Bircaj, 28 vjeç, Glen Rami, 28 vjeç, Ervin Bajraktari, 31 vjeç, Besmir Bajraktari, 32 vjeç, Enea Sela, 24 vjeç dhe Andi Sela, 31 vjeç.
Në shtator të 2019, pas një denoncimi nga një fqinj për erë shumë të rëndë pranë banesës që ata jetonin me qira në Gloucester, policia zbuloi një laborator kanabisi.
Prokurori Janine Wood i tha gjykatës se shumica e burrave kishin ndjekur udhëzimet për të shkuar në një adresë në Spa Road në Gloucester për të “prerë lulet” – një eufemizëm për kultivimin e bimëve të kanabisit.
Gjykatës iu tha se fabrika e kanabisit erdhi në vëmendjen e policisë më 5 shtator 2019 kur një banor raportoi se kishte një aromë të fortë që vinte nga prona.
Zonja Wood tha: “Dy oficerë policie morën pjesë dhe u përpoqën të hyjnë në ndërtesës dhe vunë re që dritaret ishin të mbuluara në plastikë dhe të mbushura me jastëkë. Ata më pas trokitën dhe gjetën një nga të pandehurit me një sërë çelësash në dorë”.
Ata e kishin përshtatur të gjithë banesën në funksion të rritjes së kanabisit, por duket se plani nuk ishte kopsitur edhe aq mirë.
Të gjashtë të rinjtë kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, me shpresën e një jete më të mirë.