Me shpejtësi 100 herë më të lartë se rrjeti I tanishëm 4G, kompanitë e teknologjisë në gjithë globin deklarojnë se 5G-ja do të ndryshojë botën. CP Gurnani, CEO i “Tech Mahindra” shprehet për CNN, si më poshtë:
Një instalim I plotë I rrjetit 5G do të dojë vite e ndoshta dekada, por ai do të ndryshojë përfundimisht lidhjet në të gjithë botën dhe kjo shkon përtej sektorit të telekomunikimit.
Ja disa sektorë ku shpejtësia 5G do të ndryshojë gjithÇka.
Pajisjet elektronike:
Pajisje si automjete me auto-pilot, sisteme audio smart si Alexa e Amazon dhe sisteme që monitorojnë sigurinë, pastrojnë shtëpinë, me shpejtësinë 5G do të kalojnë në stadin e rradhës, duke bërë gjitÇka më të aksesueshme dhe më të lidhur. Eksperiencat në realitetin virtual do të bëhen gjithmonë e më pranë së vëërtetës, qoftë kjo në lojëra, shopping apo telekomunikacion. Pajisjet VR dhe AR nuk do të shkaktojnë më ndalesa dhe kthim në realitet por do t’I përfshijnë klientët plotësisht në këtë eksperiencë.
Pajisjet e lidhura me internetin
Pajisjet e lidhura me internetin, si ndriÇimi rrugor, termostatet, orat, kamerat e sigurisë dhe madje pasaportat mund të kenë sensorë që mbledhin, diferencojnë dhe shpërndajnë informacione brenda rrjetit.Sensorët do të bëhen edhe më të ndjeshëm dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacionit edhe më e lartë.
Shërbimi shëndetësor
Një botë ku kirurgët mund të operojnë nga një continent tjetër nëpërmjet robotikës do të jetë e mundur me rrjetin 5G. Kufizimet e zonave rurale, të ndodhura larg qendrave shëndetësore do të zhduken dhe Çdokush do të kenë mudnësinë për tu lidhur me doktorët më të mirë të botës.
Vendi i punës
Rrjeti 5G do të lehtësojë dhe punën duke marrë përsipër të kryejë veprimtari rutinë të paspecializuar, e cila momentalisht merr kohë të vyer të punonjësve. Pavarësisht se shumë frikësohen se kjo do të sjellë në ulje të vendeve të punës, rëndësia dhe vlera e kreativitetit njerëzor nënvlerësohet nga ata dhe me të edhe aftësia për hapjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Fabrikimi dhe fermat janë dy sektorë të tjerë ku rrjeti 5G do të ndryshojë gjithÇka, me pajisje të reja dhe shpejtësi shumë më të lartë veprimi, që pritet të rrrisë rendimentin e punës në mënyrë drastike.