Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas boshatisjes së spitalit të Kavajës, me argumentin se do të kthehet në karantinë, për të prekurit nga koronavursi, nëse evidentohen raste të tilla.
Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se ky vendim është papërgjegjshmëri dhe zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Reagimi i Bardhit:
Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!