Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nga data 2 deri 6 mars do qëndrojë në SHBA për disa vizita të rëndësishme në State Departament dhe Kongresin amerikan, mëson Zhurnal.mk
Lideri i Besës Kasami në SHBA do qëndrojë nga data 2 deri 6 mars, ku sipas burimeve brenda kabinetit, ai do të zhvillojë takime me kongresmen, lobistë të çështjes shqiptare dhe me shoqatat e diasporës. Miqësia e shteteve të bashkuara të Amerikës me Lëvizjen Besa, i rëndësishëm për koalicionin LSDM me Lëvizja Besa. Nga momenti që u prish koalicioni trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Lëvizjes Besa, Lëvizja Besa u shpreh se është e gatshme për koalicion të mundshëm me LSDM-në. E LSDM u shpreh se është e hapur ndaj të gjitha partive për koalicion duke përjashtuar vetëm VMRO-DPMNE-në.
Pas njoftimeve nga LSDM dhe Lëvizja Besa se është e mundur që për herë të parë në Maqedoninë Plurale të arrihet një koalicion parazgjedhor midis partive të bllokut maqedonas dhe bllokut shqiptar për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 12 prill, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në SHBA, do të shpalos qëndrimet e partisë së tij, se përse është i nevojjshëm ky koalicion për të mirën e shqiptarëve në Maqedoni. Kasami në SHBA gjithashtu do të shpalosë opsionin euroatlantik, duke theksuar se nuk ka kurfar problemi të koalicionoj me partinë maqedonase LSDM, sepse ato edhe ashtu sa i përket integrimeve euroatlantike asnjëherë skanë pasur rezervë dhe gjithnjë kanë dhënë dhe japin kontributin, dhe se në aspektin e kohezionit shoqëroro politik të Maqedonisë sa i përket edhe raporteve ndëretnike dhe raporteve tjera pra, ka një impakt pozitiv”./Zhurnal