Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se ndalimi i udhëtimit në Iran, i cili tashmë ekziston për qytetarët e tij dhe të huajt që jetojnë në vend, do vazhdojë dhe për shkak të koronavirusit.
Të paktën pesë njerëz kanë vdekur dhe 18 janë infektuar me virusin në Iran.
Zëdhënësi i Autoritetit të Përgjithshëm të Pasaportave, Bedr al-Karini, theksoi se të gjithë qytetarët që shkelin ndalimin e udhëtimit në Iran do t’i nënshtrohen zbatimit të ligjit dhe do të karantinohen për 14 ditë. Kuvajti dhe Iraku gjithashtu kanë pezulluar fluturimet me Iranin.