Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar paditen e sotme për vrasjen e ish -luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Përmes Facebook-ut, Kurti ka thënë se në kohën e paqes askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës, ndërsa ka ftuar policinë dhe Prokurorinë që të hetojnë këtë vrasje të cilën e quan më shumë se krim, përcjell Periskopi.
Reagimi i Kurtit në Facebook
Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së.
21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.
Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.