Ka shkuar në 2005 numri i të vdekurve nga sëmundja e koronavirusit në Kinë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë informoi se numri i të prekurve nga virusi është rritur në 74185, prej të cilëve 11977 në gjendje të rëndë. Në anën tjetër numri i të prekurve nga virusi jashtë territorit të Kinës është rritur në 62 në Hong Kong dhe 10 në Makao, rajone të veçanta administrative.
Në 24 orët e fundit theksohet se në vend kanë humbur jetën 136 persona, ndërsa janë përcaktuar 1.749 raste të reja. Nga humbjet e jetëve në fjalë 132 raste të vdekjeve dhe 1693 rastet e reja të përcaktuara njoftohet se janë shënuar në rajonin Hubei i cili është edhe epiqendra e Kovid-19.
Në raportin e publikuar më parë nga Qendra e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës për karakteristiket e epidemisë, thuhej se shkalla e vdekshmërisë është më e lartë tek të moshuarit, të sëmurët dhe tek meshkujt.
Deri më 11 shkurt në vend kishin humbur jetën 1.023 persona. Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Vuhan më 12 dhjetor 2019.
Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Vuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pas disa ditësh e shpalli emergjente situatën.