Ka ndërruar jetë gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.
Nexhmije Hoxha ishte bashkëshortja e sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe ish drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së.
Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra.
Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.
Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.