Ballina Kronika Shkak koronavirusi/ Birra Corona humbet 170 milionë dollarë vetëm në dy muaj

Shkak koronavirusi/ Birra Corona humbet 170 milionë dollarë vetëm në dy muaj

Kompania e birrës “Anheuser-Busch InBev SA”, e cila prodhon edhe pijen Corona është shprehur se ka humbur 170 milion dollarë gjatë dy muajve të parë të vitit 2020 për shkak të epidemisë së koronavirusit.

“Anheuser-Busch InBev SA” e mbylli me 114 milion dollar tremujorin e fundit të 2019-ës, krahasuar me 456 milion dollarë të dy viteve më parë.

Ndërsa muajin e kaluar, sipas Google kërkimet për birrën Corona ishin rritur me 1,100 përqind për shkak të ngjashmërisë së emrit me epideminë e koronavirusit.

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar.

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë./dosja.al