Në Samitin e Londrës, kryeministrja serbe ka kërkuar bashkëpunim rajonal në tregti, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar asaj njohjen e Kosovës.
Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka shkruar mbi atë që u diskutua mes kryeministrave të Ballanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvilli.
Siç e përshkruan ai, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se duhet të rritet bashkëpunimi në Rajon për tregti, e kryeministri i Kosovës është pajtuar me të, por ka kërkuar njohjen e Serbisë dhe e ka mbrojtur zotimin e tij për vendosjen e masave të reciprocitetit.
“Diskutim magjepsës në Samitin e BERZH-it për investime në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonalë është kyç për sigurinë në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti është pajtuar dhe ka pyetur për reciprocitet dhe njohjen e Kosovës”, ka shkruar zv. presidenti i BERZH-it.
Në Londër po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon të investojë një miliard euro për këtë rajon.
Kryeministri Kurti po merr pjesë për herë të parë në këtë Samit, ndërsa në fotografitë e publikuara nga Londra, duket se atij i janë caktuar të gjitha ulëset afër Bërnabiç.
Kurti gjatë fjalës së tij citohet të ketë përmendur edhe investimet e diasporës në Kosovë.