Zëvendësministri iranian i shëndetësisë është infektuar me koronavirusin e ri. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtarë i ministrisë.
“Testi i koronavirusit për Harirchi, zv.ministri i shëndetësisë që ishte në vijat e frontit duke luftuar koronavirusin, ishte pozitiv,” tha Alireza Vahabzadeh, këshilltare për media në ministrinë e shëndetësisë në Iran.
Iraj Harirchi kollitej herë pas here dhe dukej se po djersitej gjatë një konference për shtyp të hënën me zëdhënësin e qeverisë Ali Rabiei.
Në konferencë, Harirchi mohoi pretendimin e një ligjvënësi se 50 njerëz kanë vdekur nga virusi në qytetin shiit të Qom, duke thënë se ai do të “jepte dorëheqjen” nëse numri provohet i vërtetë.
Irani konfirmoi tre vdekje të tjera dhe 34 infeksione të reja të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 15 dhe infeksionin në 95.