Ballina Aktualitet Bujar Osmani, bartës i Listës për deputet në Njësinë 2 zgjedhore?

Bujar Osmani, bartës i Listës për deputet në Njësinë 2 zgjedhore?

Ish-zëvendëskryeministri Bujar Osmani duket të jetë kandidati më serioz për bartës të Listës së deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Njësinë e dytë zgjedhore. Burime të gazetës KOHA thonë se, Osmani është afër të përzgjidhet për bartës nga Kryesia qendrore dhe kryetari Ali Ahmeti, sidomos pas ndasive dhe lotimeve të shumta për tre-katër emra për bartës.

Në ndërkohë, gazeta KOHA ka raportuar ditë më parë se kandidat më serioz për deputetë në Njësinë e dytë zgjedhore është edhe Ilir Hasani, ministri Arbër Ademi, deputeti Ejup Alimi, Berat Ajdari dhe të tjerë. (koha.mk)