Që kur u karantinua në fund të janarit, banorët e Wuhan-t, ku sëmundja Covid-19 u shfaq në fund të dhjetorit, kanë jetuar në izolim në lagjet e tyre, në një gjendje frike nga infeksioni.
Nga frika e një epidemie, lëvizja u ndal në qytetin kinez me 11 milion banorë, i cili i ngjante një qyteti fantazmë. Të gjitha lagjet u mbyllën me barriera dhe monitoroheshin 24 orë në ditë.
Lëvizja në qytet u bë pothuajse e pamundur. Vetëm shitësit dhe punëtorët e shpërndarjes lejoheshin të lëviznin.Banorët e qytetit gjithashtu ju bindën masave të rrepta të ndërmara për parandalimin e virusit.
Për herë të parë që nga janari, qyteti me një numër të madh të vdekjeve, njoftoi se nuk ishin regjistruar raste të reja urgjente të koronavirusit.
Lëvizja e njerëzve ka nisur. Banorët që jetojnë në zonat “pa rrezik” u lejohet të lëvizin përsëri në vendet e tyre të banimit, me kusht që të mos mblidhen.
Gjithashtu disa kompani të mëdha u lejuan që të rifillojnë gradualisht biznesin e tyre. (ordonews)