Nicola Zgarbi, një mjek i specializuar në Policlinico e Modena, publikoi një fotografi ku tregon plagët në fytyrë të bëra pas kaq shumë orësh pune nga maskë dhe pajisjet e tjera mjekësore që ai vesh për të kuruar pacientët me koronavirus.
Zgarbi nënvizon se edhe pse ka ata plagë, ai nuk është ndonjë hero, por një person normal që po bën punën në këto momente kritike për vendin e tij dhe mbarë rruzullin tokësor.
Postimi në FB i mjekut Nicola Zgarbi:
Nuk më pëlqejnë selfiet.
Megjithatë, dje, unë e bëra këtë foto. Pas 13 orësh në Kujdesin Intensiv, unë hoqa të gjitha pajisjet mbrojtëse dhe e bëra një selfie.
Unë nuk jam dhe nuk ndjehem si hero.
Unë jam një person normal, i cili e do punën e tij dhe që, tani më shumë se kurrë, jam krenar që po bëj këtë gjë së bashku me njerëz të tjerë të mrekullueshëm (mjekë, infermierë, teknikë, pastrues etj) .
Kjo është arsyeja pse unë nuk më interesojnë orët e shumta në punë, shenjat mbi mua, dhimbjet e shpinës, lodhjen, ushqimi etj.
E gjithë kjo do të kalojë.
Do të kalojë falë juve dhe përkushtimit tuaj dhe sakrificave tuaja.
Do të kalojë nëse jemi të bashkuar në një përpjekje të jashtëzakonshme të përbashkët.
Mos u dorëzo Kurrë