Policia irlandeze ka sekuestruar rreth 24 mijë euro çanta dhe sende të tjera të shtrenjta, ndërsa dy shqiptarë, anëtarë të njw bande kriminale, u arrestuan.
Të dyshuarit, të moshës 38 dhe 34 vjeç, u dërguan në qelitë e paraburgimit, ndërsa atyre iu sekuestrua edhe rreth 82 mijë euro kokainë.
Të dyshuarit kanë jetuar në Irlandë për disa vjet dhe banonin në zonën 15 të qytetit të Dublimit. Garda irlandeze sekuestroi edhe dy automjete të parkuara në Porterstown Road.
“Gjatë kontrollit, një paketë që përmbante afro 82,600 € kokainë e dyshuar është sekuestruar (në pritje të analizës)”, tha një zëdhënës i gardës.
“Dy burra në të 30-tat u arrestuan në vendngjarje dhe u mbajtën në Stacionin Blanchardstown. “Një tjetër paketë që përmbante afro 81,200 € kokainë e dyshuar është konfiskuar (në pritje të analizës), si dhe 24.985 € në para të gatshme.
“Gjatë një operacioni në disa lokacione në zonën 15 në Dublin, Garda sekuestroi shumën prej rreth 6,000 € , si dhe veshje dhe sende të shtrenjta të vlerësuara prej 24,000 €”, tha zëdhënësi. Mediat lokale shkruajnë se Garda është shqetësuar gjithnjë e më shumë për aktivitetet e bandave shqiptare të krimit.
Në një operacion në dhjetor, kreu 44-vjeçar i një grupi kriminal shqiptar i përfshirë në trafikun e drogës, u vu në shënjestër të Byrosë së Pasurive Kriminale (CAB).
Dy vetura të nivelit të lartë, 22,000 euro para të gatshme dhe një orë e shtrenjtë zvicerane u kapën gjatë pesë kërkimeve në Dublin dhe Wicklow. Në maj të vitit 2017, Garda kreu operacione sekrete kundër mafies shqiptare që çoi në kapjen e kanabisit me vlerë gati 1 milion euro. Gangsterët shqiptarë kanë pastruar paratë e tyre përmes bizneseve të larjes së makinave në të gjithë kryeqytetin, zbuloi një hetim.