Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi 7 raste te reja me koronavirus. Bëhet fjalë për 4 persona nga Dibra dhe 3 nga Shkupi, 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv në spitalin Zhan Mitrev, por rezultati i të cilëve duhet të konfirmohet edhe në analizat e shëndetit publik. Për tre persona testimet kanë dalë negativë. Kështu edhe me rastet e sotme numri i të prekurve me koronavirus shkon në 25, ndërsa kemi edhe pacientin e parë të shëruar në vend.
Një paciente e cila ka ardhur natën mes datës 12 dhe 13 përmes Vienës, ku më parë kishte qëndruar në Holandë. Ajo ka qenë në izolim shtëpiak. Janë kontaktuar të afërmit e saj dhe kërkohen kontaktet e 31 personave që kanë qenë në të njëjtin fluturim me të. Pacientja është nga Shkupi dhe tashmë është shtuar në spital. 4 të tjerë janë nga kontaktet në Dibër. Dhe ata janë atje dhe do të vazhdojnë në mjekohen në kushte shtëpiake Në përputhje me rrotacionin e gjendjes dhe kontrollet nga ekspertët. Dy të fundit janë pacient në “ Zhan Mitrev- tha Filipçe.
Aeroporti Ndërkombëtarë I Shkupit dhe të gjitha pikat kufitare do të mbyllen. I pari I shëndetësisë informoi se kjo masë duhet të fillojë të zbatohet brenda 24 orësh.