Që nga koha kur u konfirmua rasti i parë dhe deri më tani raportohet të kenë ndërruar jetë 3,308 persona si pasojë e koronavirusit.
Gjithsesi, për kreun e Gardës Revolucionare të Iranit nuk bëhet fjalë për një virus të ‘zakonshëm’ por për një sulm biologjik. Sipas Hossein Salami-t ky sulm i supozuar është vepër e Shteteve të Bashkuara kundër Kinës dhe Iranit.
Deklaratat e tij Salami i bëri përballë një turme me njerëz ndërsa shtoi se “virusi që solli mizorinë në Iran mund të jetë produkt i një pushtimi biologjik nga ana e SHBA-ve.
Më tej ai u shpreh:
“Ne do ta fitojmë luftën kundër virusit….i cili u përhap fillimisht në Kinë pastaj në Iran e në pjesën e mbetur të botës.”
Pavarësisht të deklaratave që vijnë nga regjimi në Iran, deri më tani nuk ka asnjë provë që të mbështesë këtë teori për virusin. Covid-19 besohet të ketë kaluar nga kafshët tek njerëzit në Kinë fundin e vitit që lamë pas.