Juventusi ka informuar se 121 persona, përfshirë futbollistët, drejtuesit dhe stafi janë vetëizoluar pasi mbrojtësi Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus
Analizat ai i kreu të mërkurën, më 11 mars.
Cristiano Ronaldo ndërkohë ka udhëtuar në vendlindjen e tij, Madeira, ku gjithashtu është futur në karantinë.
Në karantinë është futur edhe ekipi i Interit, duke qenë se takimin e fundit bardhezinjtë e luajtën me zikaltrit.
Eventet sportive në Itali janë pezulluar deri më 3 prill, përfshirë edhe takimi i Champions-it i Juves ndaj Lionit, që do të luhej të martën e ardhshme.
Edhe sfida tjetër, Real Madrid – Manchester City është shtyrë, për shkak se “galaktikat” janë vendosur në karantinë.