Pas pesë personave të infektuar me koronavirus në fshatrat Tatesh, Veleshtë dhe Labunishtë, komuna e Strugës nga Qeveria kërkoi që të izolohen këto vendbanime. Zv/ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani, tha se nuk përjashtohet ky opsion.
Ne si faktorë të jashtëm nuk duhet të përzihemi se cilët vende duhet të vendosen në izolim të caktuar ose karantinë. Megjithatë ky është vlerësim i Ministrisë së Shëndetësisë”-tha Konstantin Gjeorgjievski, kryetar i Ohrit.
Shtëpia e shëndetit në Vevçan i mbulon pikërisht këto zona ku është paraqitur COVID 19, Veleshtën, Tateshin dhe Labunishtën. Por ato administrativisht janë nën komunën e Strugës dhe kryetari Merko ka kërkuar që këto vende të kenë një trajtim të tillë. Qeveria për momentin me krizën po ia del shumë mirë dhe atyre u takon vendimi nëse do t’i vendosin në karantinë edhe këto vendbanime”-pohoi Sasho Jankovski, kryetar i Vevçanit.
Anëtari i Shtabit të Krizës nga Struga, Dashmir Nasufi tha për Alsat se ka kërkuar formimin e ekipeve mobile që do të bënin testimin e banorëve nga zonat e rrezikshme, sepse nuk janë respektuar masat aq sa duhet. Epidemiologët i kanë kontrolluar të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me personat tashmë të infektuar dhe u janë marrë materialet e nevojshme, ndërsa atyre të cilët gjatë anketës epidemiologjike nuk kanë treguar se janë të dyshimtë u janë dhënë vendime për izolim. Megjithatë, edhe krahas numrit në rritje të të infektuarve, kamera e Alsat në Strugë regjistroi turma njerëzish në tregun e qytetit.
Pronarët e tezgave thonë se nuk kanë frikë edhe pse punojnë me njerëz.
“Nuk kam mbajtur. Nuk mendoj se duhet ende ta mbaj, bëj kujdes. Si bëni kujdes? Ashtu. Me më pleq jo, ndërsa me të rinj pse jo. Blerësit a mbajnë maska? Disa po e disa jo, secili për vete”.
“Kjo që po e shoh në treg është skandaloze, edhe kushtet higjienike janë skandaloze. Pak para një grup policësh ishin pa maska dhe nuk ishin në distancë sociale. Në shumë vende ka tubime, si para bankomateve ashtu edhe në tregje”.
Nga komuna e Strugës paralajmërojnë se tregu i qytetit do të mbyllet nga dita e martë, 31 mars. Ndryshe, në takimin e kryetarëve të komunave të këtij rajoni, drejtorët e institucioneve shëndetësore dhe zv/ministri, mori pjesë edhe drejtoresha e shkarkuar e spitalit të Ohrit. Ajo refuzoi të flasë para kamerës, sepse pacientja 66 vjeçare nga Tateshi nuk u pranua në Njësinë infektive.