Kupa e Amerikës nuk do të zhvillohet këtë vit për shkak të koronavirusit. Pas shtyrjes së Evropianit në vitin 2021, CONMEBOL ka vendosur të marrë të njëjtën masë dhe njoftoi shtyrjen e turneut më të rëndësishëm të kombëtareve në Amerikën e Jugut.
Turneu që do ta organizojnë së bashku Argjentina dhe Kolumbia ishte parashikuar që të niste në 11 qershor dhe të përfundonte në 11 korrik, por përhapja e koronavirusit në të gjithë planetin ka detyruar organizmin drejtues të futbollit amerikano-latin që ta pezullojë për këtë vit.
“Është një masë e jashtëzakonshme për një situatë të papritur”, tha Alejandro Domínguez, President i CONMEBOL.